Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të trafikonte drogë nga porti i Durrësit, kapet në Vlorë 52 vjeçari

schedule15:06 - 1 Nëntor, 2019

schedule 15:06 - 1 Nëntor, 2019

Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për  veprimtari kriminale  në fushën  e narkotikëve.

52 vjeçari ka qenë në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim , mbetur në tentativë.

në gusht të këtij viti  52 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lëndë narkotike prej rreth 55 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!