Tentoi të trafikonte 5.4 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

schedule11:41 - 13 Gusht, 2021

schedule 11:41 - 13 Gusht, 2021

Një 48-vjeçar në Korçë është vënë në pranga pasi tentoi që të trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë. Bëhet e ditur se Policia Kufitare, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër në fshatin Kapshticë kanë pikasur në largësi dy qytetarë që u bënë shenjë që të ndalonin.

Sipas policisë, ata nuk u bindën dhe u larguan me vrap drejt zonës së pyllëzuar, ku hodhën edhe dy pako me peshë 5.4 kg kanabis. Në flagrancë për trafikim narkotikësh në bashkëpunim u arrestua  F. Q., 48 vjeç, banues në Korçë.

Rezulton se 48-vjeçari ka transportuar me një automjet tip “Benz” dy personat e përmendur më sipër nga Tirana në drejtim të “Luginës së vogël” së bashku me lëndën narkotike.

Gjithashtu policia në Pogradec ka arrestuar një 23-vjeçar pasi gjatë kontrollit që iu bë në lagjen nr.1 iu gjetën pesë doza kokainë, 20 doza kanabis dhe një dorezë metalike, të cilat u sekuestruan. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!