Tentoi të rregullonte një prizë, 35-vjeçari në Klos humb jetën pas kontaktit me rrymën elektrike

schedule17:46 - 12 Korrik, 2021

schedule 17:46 - 12 Korrik, 2021

Një 35-vjeçar me inicialet I.K nga fshati Mishtër i Klosit humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se ai ka qenë duke rregulluar vetë një prizë në banesën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë. Ndonëse u dërgua menjëherë për në spitalin e Burrelit, 35-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e vërteta të ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI

“Klos/informacion paraprak

Rreth orës 17.10, në fshatin Mishter në Klos, shtetasi I. K., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën e tij, dhe si pasojë ka humbur jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” s.b/abcnews.al/