Tentoi të ngjitej në rrokaqiellin më të lartë në botë, arrestohet “spiderman-i” britanik

schedule12:55 - 12 Qershor, 2023

schedule 12:55 - 12 Qershor, 2023

Një britanik, i cili është ngjitur pa leje dhe sistem mbrojtjeje në rrokaqiellin më të lartë të vendit, është vënë në pranga nga policia e Koresë së Jugut.

Britaniku filloi të ngjitej pa litar në kullën 123-katëshe Lotte World Tower në pjesën jugore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Punonjësit e rrokaqiellit e kuptuan dhe ai u detyrua të hiqte dorë sapo u ngjit në katin e 73-të.

“Stafi i Lotte-s duhej të hipte në një platformë ngritëse për ta bindur atë të ndalonte ndërsa ai vazhdonte të ngjitej mbi katin e 70-të të ndërtesës,” i tha AFP një zyrtar i policisë së Koresë së Jugut.

Ai u arrestua me iniciativë për pengim të ushtrimit të veprimtarisë zyrtare dhe po merret në pyetje në stacionin policor të qarkut Songpa në Seul.

Rreth 555 metra i lartë, Lotte World Tower është rrokaqiell i pestë më i lartë në botë.

Mediat lokale, duke përfshirë gazetën Chosun Ilbo, raportuan se personi që bëri përpjekjen për t’u ngjitur në Kullën Botërore Lotte është George King-Thompson.

Në vitin 2021, Daily Mail shkroi se Thompson ishte burgosur për përpjekje për t’u ngjitur në Shard, një rrokaqiell 72-katësh në Londër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!