Tentoi të merrte 33 kg kokainë në port, dënohet me burg shqiptari në Holandë

schedule12:31 - 17 Shtator, 2023

schedule 12:31 - 17 Shtator, 2023

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga gjykata e Middelburg në Holandë.

36-vjeçari tentoi të merrte 33 kilogramë kokainë nga një kontejner në portin e Vlissingen.

Shqiptari u arrestua në 16 prillit pasi së bashku me një person tjetër, pasi autoritetet vunë re lëvizje të dyshimta të një makine në portin e Vlissingen-Oost.

Dy javë më parë, 36-vjeçari nga Shqipëria deklaroi se vërtet kishte synim të merrte drogë nga një kontenier, por kishte vendosur të largohej, pasi nuk mund të hynte në zonën e portit.

Shqiptari nuk është i panjohur nga drejtësia holandeze, pasi u dënua gjithashtu me 21 muaj burg në vitin 2020 për trafikim të drogave të forta dhe posedim të armëve të zjarrit. Për më tepër, ka ende një dënim prej 200 ditësh për një rast tjetër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!