Tentoi të korruptonte policin me 40 euro, procedohet 48-vjeçari në Kakavijë

schedule12:13 - 25 Janar, 2024

schedule 12:13 - 25 Janar, 2024

GJIROKASTËR- Një 48-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie në pikën kufitare në Kakavijë.

Kundrejt 40 eurove ryshfet, 48-vjeçari tentoi të hynte në Shqipëri, pa pasaportë. Ai u ndalua, paratë iu konfiskuan dhe kështu do të përballet tani me procedimin dhe me akuzën e ryshfetit./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!