Tentoi të kalonte një shumë euro dhe paund nga porti Sarandës, kapet anglezi nga kontrolli policor i kufirit

schedule11:34 - 9 Shtator, 2024

schedule 11:34 - 9 Shtator, 2024

Mbrëmjen e së dielës në orën 18 e 30 min, ne dalje të  Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Sarandës gjatë kontrollit shtetasit David Anthony Rice, 32 vjeç lindur e banues në Liverpul, gjate  kontrollit i është gjetur një sasi valutë e huaj e padeklaruar, në vlerën 9700 euro dhe  1050 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për rrjedhojë u referuan materialet materialet  hetimore në gjendje të lirë në ngarkim të 32 vjeçarit anglez.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprëm penale “Mosdeklarimi në kufi i të të hollave dhe  sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179/a i Kodit penal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!