Tentoi të kalonte në pikën kufitare të Muriqanit me dokumente false, arrestohet 52-vjeçari

schedule10:59 - 15 Shkurt, 2024

schedule 10:59 - 15 Shkurt, 2024

Një 52 vjeçar ka tentuar të kalojë në pikën kufitare të Muriqanit me dokumente false, të një personi me të cilin kishte ngjashmëri. Si pasojë, ka përfunduar në prangat e policisë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan arrestuan shtetasin 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, i ka paraqitur punonjësit të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, me të dhënat e një shtetasi tjetër, me të cilin ai kishte ngjashmëri”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!