TIRANË– Një shtetas nga Gjeorgjia është arrestuar në Aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, 41-vjeçari po tentonte kalimin e kufirit me dokumente të falsifikuara.
Ky shtetas fillimisht ka paraqitur në sportelin e Policisë, për të dalë në mënyrë të rregullt nga Republika e Shqipërisë, pasaportë gjeorgjiane dhe një kartë imbarkimi për fluturim drejt Budapestit.
Shërbimet e Policisë e kanë mbajtur në monitorim dhe e kanë konstatuar te porta tjetër dalëse, gati për imbarkim në linjën me itinerar “Tiranë-Manchester”.
Në vijim të veprimeve, është bërë shoqërimi i tij në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të bagazheve iu gjet një pasaportë greke me të dhëna të një shtetasi grek dhe një boarding pass më të njëjtat të dhëna.
Nga ekzaminimet paraprake në laborator, dyshohet se pasaporta është e falsifikuar/ abcnews.al

