Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 41-vjeçari nga Kosova, një tjetër në kërkim

schedule12:45 - 17 Qershor, 2021

schedule 12:45 - 17 Qershor, 2021

Policia e Kukësit ka arrestuar 41-vjeçarin A.M., banues në Kosovë pasi është kapur duke udhëtuar më me dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim një tjetër person me inicialet B.E., i cili dyshohet të jetë përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Morinë, Kukës/Informacion

Iu gjetën dokumente të dyshuara të falsifikuara në kufi, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari. Shpallet në kërkim një shtetas tjetër i dyshuar si i përfshirë në falsifikimin e dokumenteve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Kosovë dhe shpallën në kërkim shtetasin B. E., banues në Kosovë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të PKK Morinë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë automjeti tip autobus, ku udhëtonte si pasagjer shtetasi A. M. Gjatë kontrollit në valixhen e shtetasit A. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. E., i cili dyshohet të jetë i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qellim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!