KUKËS- Një 31-vjeçar nga Serbia është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
Policia thotë se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri kanë nisur procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit/ abcnews.al