Tentoi të hynte në ndërtesën e ministrisë së Brendshme, arrestohet një person në Beograd. Në çantë iu gjetën shigjeta dhe thika

schedule09:26 - 2 Korrik, 2024

schedule 09:26 - 2 Korrik, 2024

Një burrë është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Beograd pasi hyri brenda perimetrit të ndërtesës së ministrisë së Brendshme me një çantë.

Sipas mediave vendase, në çantën e të arrestuarit janë gjetur një hark me shtatë shigjeta dhe disa thika. Autoritetet thanë se motivet janë duke u hetuar, por personi nuk është në listën e ekstremistëve.

I arrestuari ka pretenduar se është në ndjekje nga mafia dhe për këtë arsye mbante në çantë këto sende./abcnews.al