Tentoi të helmonte Trumpin dhe Matisin, arrestohet veterani

schedule12:23 - 5 Tetor, 2018

schedule 12:23 - 5 Tetor, 2018

Autoritetet amerikane kanë arrestuar personin që dërgoi letrat me pluhurin e rrezikshëm për presidentin Donald Trump dhe sekretarin e mbrojtjes James Mattis. Ai është William Clyde Allen, 39 vjeç, një veteran i marinës ushtarake amerikane. Ky i fundit pas arrestimit pranoi se kishte dërguar letrat e rrezikshme.

Megjithatë nuk ka bërë të ditur arsyet e veprimit të tij. Hetues në Jutah, që kanë bashkëpunuar me Byronë Federale të Hetimit kanë thënë se zarfet me helm të fortë toksik “Recin” ishin postuar javën e kaluar për 4 zyrtarë të lartë të SHBA-ve, përfshirë presidentin Trump.

Autoritetet shprehen gjithashtu se, letrat u kapën përpara se të shkonin në destinacionet e tyre. Nëse do të ndodhte e kundërta, do t’i shkaktonte të prekurit dëmtime të rënda deri në vdekje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!