Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të godiste me thikë një person, Vau i Dejës, arrestohet 53-vjeçari

schedule11:47 - 26 Shtator, 2025

schedule 11:47 - 26 Shtator, 2025

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve te policisë, 53-vjeçari dhunoi fizikisht një person dhe tentoi që ta godiste me thikë.

Më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë.

Gjatë kontrollit në banesë, 53-vjeit në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone.

Sipas informacioneve të policisë, 53-vjeçari është një person problematik, pasi ka pasur denoncime të ndryshme dhe nga qytetarë të tjerë.

“Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta.  Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!