Tentoi të godasë me shkelm një qytetar, pezullohet nga detyra polici në Vlorë

schedule15:03 - 2 Janar, 2024

schedule 15:03 - 2 Janar, 2024

Një punonjës i policisë është pezulluar nga detyra pasi është kapur nga kamerat teksa tenton të godasë një person me shkelm.

Në reagimin zyrtar Policia e Vlorës sqaron se pas publikimit të pamjeve në rrjet, oficeri i patrullës së përgjithshme është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor për të.

“Në lidhje me një video të publikuar ditën e djeshme, në të cilën shfaqet një punonjësi policie në qytetin e Vlorës, duke tentuar të godas me shkelm një shtetas, ju sqarojmë se: Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimin e plotë të rastit”, njofton policia.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!