Tentoi të fusë 251 mijë euro dhe medikamente mjekësore të padeklaruara, arrestohet 58-vjeçari në Portin e Durrësit

schedule10:54 - 23 Shtator, 2023

schedule 10:54 - 23 Shtator, 2023

Një person është arrestuar në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fluksi”.

58-vjeçari, i cili vinte nga Italia, kishte fshehur automjetin e tij, 251 295 euro dhe medikamente, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raporton se 58-vjeçari ka deklaruar se paratë janë të disa të afërmve të tij, të cilët nuk kanë pasur mundësi që t’i dërgojnë në Shqipëri.

“Nëpërmjet furgonit te mallrave, ai bënte linjën e Durrësit me Italinë. Në furgonin me medikamente, jane zbuluar nje sasi e madhe e madhe parash, 251 mije euro që nuk ishin deklaruar. Ka thënë se paratë i përkisnin disa njerëzve të tij në Itali dhe nuk kishin mundësi t’i dërgonin në Shqipëri. Nuk i ka deklaruar në pikën kufitare. Policia dyshon se paratë i përkasin grupeve kriminale ose bashkëpunim me grupet italiane”, raportoi gazetari Musai.

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, teksa vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

58-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!