Një tjetër rast i mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi është goditur në portin e Durrësit. Gazetari i Abc News, Leonidha Musa raporton se policia ka ndaluar drejtuesin e një furgoni për mos deklarim të një shume të konsiderueshme parash.
Siç raporton gazetari, shtetasi me inicialet J.Z u kishte shpërndarë shumën prej 39 mijë eurosh pasagjerëve të tij për t’ju shmangur kontrollit kufitar./abcnews.al