Një 41-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës. Gjergj Dajani u vu në pranga pas zbardhjeve të 2 rasteve të tentativës së shkatërrimit të pronës me zjarr, të ndodhura ditët e fundit,
Ky shtetas dyshohet se më 15 shkurt, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të fasadës të një supermarketi, pa shkaktuar dëme.
Gjithashtu, më 17 shkurt, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse, në drejtim të një automjeti tip “Benz”.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës, që mund të jenë kryer nga ky shtetas./abcnews.al