Korabi ka rikthyer në skuadër një sulmues, i cili këtë muaj tentoi të bindte Vllaznisë. Kristjan Prendi bëri një provë në klubin e Superiores, por në fund iu desh të shikonte për një tjetër aventurë dhe zgjodhi të kthehet te dibranët.
“Zyrtare: Klubi i Futbollit “Korabi” ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Kristjan Prendi. Pukjani rikthehet pas dy sezonesh në Peshkopi. Ky afrim shihet si me tepër vlera për skuadrën. I urojmë suksese Klubit dhe lojtarit”, njofton klubi dibran.
Prendi është produkt i akademisë së Tiranës, ndërkohë që është aktivizuar edhe me Bylisin e Dinamon së fundmi. Tani nis një eksperiencë të re me klubin nga Peshkopia, që gjatë merkatos së janarit është treguar i kujdesshëm në lëvizjet e bëra. / abcnews.al
https://www.facebook.com/910189435715121/posts/3021921147875262/