Arbër Çekaj, i cili bashkë me Fatmir Pjetrin tentuan të arratiseshin nga burgu “313” në Tiranë ka folur për herë të parë pas dështimit të planit. Çekaj e ka mohuar planin e arratisjes. Ai ka thënë se doli vetëm për të marrë ajër dhe jo për t’ia mbathur nga institucioni i vuajtjes së dënimit.
Sot bashkë me Pjetrin dhe Çepelen, të burgosurin që preu damarët për të ndihmuar planin e arratisjes, Arbër Çekaj doli përpara trupit gjykues për caktimin e masës së sigurisë.
Ai dukej i qeshur në momentin e futjes në sallë duke bërë edhe batuta me të tjerët, ndërsa në krah të djathtë të tij gjendej Çepele, me krah të fashuar. s.b/abcnews.al/