Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të arratisej me një makinë të vjedhur, policia amerikane qëllon për vdekje 17-vjeçarin

schedule09:30 - 6 Prill, 2023

schedule 09:30 - 6 Prill, 2023

Policia në Uashington ka publikuar videon nga momenti i të shtënave nga efektivët e policisë kundrejt 17-vjeçarit Dalaneo Martin teksa tentoi të arratisej me një makinë të vjedhur.

Në video shihet se policia i afrohet fillimisht makinës në të cilën po flinte 17-vjeçari më 18 mars. Kur oficerët hynë në makinë, Martin ishte në panik dhe u përpoq të rezistonte ndërsa po përpiqej të largohej edhe pse një nga oficerët ishte në makinë.

“Ndalo, më lër të dal. Ndalo ose do të të qëlloj”, dëgjohet oficeri duke i bërtitur 17-vjeçarit përpara se ta qëllonte katër herë pas shpine të riun afro-amerikan.

Punonjësit e policisë të përfshirë në vrasjen e 17-vjeçarit janë pezulluar pasi kanë nisur hetimet për ngjarjen. Avokati i familjes së 17-vjeçarit kërkoi që të bëhen publike detajet e punonjësit të policisë që e qëlloi dhe të ndiqet penalisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!