Tentoi “arratisjen” për në kombëtare, sulmuesi latin bllokohet në aeroport

schedule11:58 - 10 Tetor, 2020

schedule 11:58 - 10 Tetor, 2020

Salomon Rondon ka luajtur me skuadra si Malaga, Newcastle, Zenit dhe WBA, teksa është pjesë e kinezëve të Dalian Professional prej korrikut të vitit të kaluar. 31-vjeçari numëron 81 ndeshje dhe 30 gola të shënuar me Venezuelën dhe ka insistuar të jetë pjesë e kombëtares së tij në dy sfidat e para eliminatore të Katar 2022.

Sulmuesit i ka ndodhur një surprizë e hidhur në aeroport. Aty janë shfaqur zyrtarë të Dalian, të cilët e kanë penguar të nisë fluturimin për t’u bashkuar me kombëtaren. Rregulli i ri i FIFA-s lejon klubet që të pengojnë largimin e lojtarëve drejt kombëtareve në këtë kohë pandemie. Klubi aziatik e ka ushtruar këtë opsion, duke i vendosur bllokadë Rondon.

Dalian po lufton për të mos rënë nga kategoria dhe sulmuesi do të mungonte në 6 sfidat e ardhshme si pasojë e sfidave me Venezuelën dhe karantinës që duhet të bënte më pas. “Bëra atë që ishte e mundur në aspektin human për të shkuar në kombëtare“, shkroi bomberi latin në rrjetet sociale pas ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!