Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tentohet ngjitja në elitë, Gugash dhe Artur Magani në të njëjtën skuadër

schedule13:35 - 12 Gusht, 2020

schedule 13:35 - 12 Gusht, 2020

Egnatia ka ambicie dhe objektiva të mëdha për sezonin e ardhshëm. Ekipi nga Rrogozhina do të tentojë rikthimin në Kategorinë Superiore dhe sot ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme: në stol dhe në sulm.

Drejtuesit kanë arritur akordin me Gugash Maganin dhe peqinasi do të jetë trajneri i ri i skuadrës. 55-vjeçari është një emër i njohur, teksa sezonin e kaluar drejtoi Besën e Kavajës në Kategorinë e Parë. Trajneri nuk do të vijë vetëm dhe do të punojë bashkë me Artur Maganin, djalin e tij.

26-vjeçari luajti me Ballkanin në IPKO Superligë sezonin e kaluar dhe pak ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me klubin nga Suhareka. Ai ka zgjedhur të rikthehet në Shqipëri, është gati të ndihmojë Egnatian me golat e tij dhe do të punojë sërish më babanë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!