Zlatan Ibrahimovic dhe Milani nuk do e rinovojnë kontratën mes tyre. 38-vjeçarit nuk i kanë pëlqyer aspak vendimet e drejtuesve, teksa nuk përjashtohet një tërheqje përfundimtare nga futbolli i luajtur.
Kuqezinjtë po kërkojnë pasuesin e gjigantit suedez. Emra si Cavani dhe Icardi kanë dalë në skenë, por drejtuesit pëlqejnë Arkadiusz Milik, sulmuesin polak të Napolit.
26-vjeçari pritet të largohet nga nënkampionët dhe atij nuk i mungojnë ofertat nga Spanja. Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë janë gati të ofrojnë para dhe kartonin e Franck Kessie. Ky I fundit është një ndër lojtarët e preferuar të Gattusos, trajnerit të Napolit. /abcnews.al