Tentativë për grevë nga të dënuarit edhe në burgun e Rrogozhinës, drejtuesit i izolojnë

schedule18:52 - 6 Tetor, 2020

schedule 18:52 - 6 Tetor, 2020

Një grup të dënuarish në burgun e Rrogozhinës kanë tentuar të futen në grevë urie. Burimet thanë për gazetarin Aldo Kozarja se greva është ndaluar nga drejtuesit e burgut.

Të dënuarit kane treguar se prej dy ditësh gardianet dhe drejtuesit e burgut të Rrogozhinës janë duke ushtruar presion tek të burgosurit se nëse do të futen në greve siç ka ndodhur në burgjet e tjera do të futen në izolim.

Megjithatë, një pjese e të dënuarve, numri i të cilëve shkon afërsisht 50 thuhet se kanë nisur grevë. Siç raportohet rreth 5 të dënuar në këtë burg janë futur në izolim pasi u bënë thirrje të dënuarve të tjerë ti bashkoheshin grevës.

Po ashtu, burime për gazetarin Kozarja konfirmojnë se 8 të dënuar në burgun e Drenovës janë futur në grevë urie.

Nga ana tjetër në burgun e Kosovës në Lushnje mësohet se nuk ka asnjë tentativë për grevë urie. I kontaktuar  nga Abc News drejtori i këtij burgu pohoi se nuk ka asnjë tentativë për grevë.

Kujtojmë se të dënuarit në burgun e Peqinit prej ditësh vijojë grevën e urisë. Greva e tyre solli edhe shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni.

Bukurosh Malluta u shkarkua nga detyra me vendim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me argumentin e keqmenaxhimit të situatës.

Në grevë urie janë futur edhe rreth 70 të paraburgosur në burgun e Shënkollit. Ata kanë 5 ditë që kanë refuzuar të ushqehen dhe i janë bashkuar grevës së urisë e cila nisi fillimisht nga burgu i Peqinit, pas aplikimit të regjimit 41 biss.

70 të paraburgosurit kanë kërkuar që të lejohen takimet me avokatët dhe familjarët, pasi u ndërprenë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19 në institucionet e vuajtje së dënimit që nga nisja e pandemisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!