Tentativë grabitje në një farmaci? Policia: Çfarë ndodhi në Tiranë, u gjet një saçme

schedule11:45 - 25 Qershor, 2022

schedule 11:45 - 25 Qershor, 2022

Tiranë – Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Tiranë, ku u dyshua për një tentativë grabitje në një farmaci.

Lidhur me këtë ngjarje policia sqaron se nuk ka pasur tentativë për grabitje por nga farmacia është njoftuar se në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.

Njoftimi:

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.

Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!