Tensionohet situata te Lazio, Igli Tare ka mosmarrëveshje me presidentin dhe trajnerin

schedule16:22 - 4 Korrik, 2022

schedule 16:22 - 4 Korrik, 2022

Është tensionuar situata te skuadra e Lazios. Drejtori sportiv, Igli Tare me siguri po jeton vitin e fundit te skuadra italiane, pasi me ardhjen e Angelo Fabian shumë gjëra kanë ndryshuar.

Sipas “Il Messaggero” raportohet se mes Igli Tares, presidentit Claudio Lotito dhe trajnerit Mauricio Sarri ka mosmarrëveshje, me këtë të fundit për afrime merkatoje.

Gjërat janë tensionuar veçanërisht mes Tares dhe presidentit Claudio Lotito kohët e fundit, ndaj drejtori sportiv shqiptar ka mbetur i lënduar, pasi Fabian i është premtuar një rritje në hierarki vitin e ardhshëm, ose drejtor i përgjithshëm, ose ndoshta drejtor sportiv.

Aktualisht Fabian do të punojë si koordinator i “Primavera” dhe “Lazio Women”, ndërsa nga ana tjetër drejtori sportiv shqiptarë ka dhe një vit kontratë me Lazion.

Një situatë që rrjedhimisht paralajmëron ndryshime, diçka e tillë që ka tensionuar edhe ambinetin e Lazios. /f.a/abcnews.al