IKMT shemb objektin dykatësh në Laprakë, tension mes pronarëve e punonjësve

schedule13:18 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 13:18 - 4 Dhjetor, 2018

Kjo ndërtesë në gjurmën e Unazës së Madhe në Tiranë u shemb vetem pasi policia nxorri jashtë me forcë pronarët e saj dhe rrethoi zonën për të mos lejuar askënd të afrohej. Për disa orë me radhë banorët kundërshtuan prishjen e objektit.

Lindita Nela, pronare e shtëpisë: I kërkova 3 ditë kohë për të lëvizur gjërat dhe për të kryer procedurat ligjore, nuk e kuptoj si shteti vepron kaq dhunshëm ndaj nesh.

Godina, pronarët e të cilës e kishin dhënë me qira, katin e parë për dyqane dhe të dytin për banim ishte pa leje. Bajram Nela tregon se e ndërtoi në vitin 1997 ndërsa në vitin 2005 aplikoi për ta legalizuar.

Banesa u skualifikua nga procesi i legalizimit pasi preket nga projekti i Unazës së Madhe, ndërsa banorët thonë se u njoftuan vetëm të hënën. Ndërkohë vendimin e kanë ankimuar.

Bajram Nela, pronar i shtëpisë: Zoti Nela ka bërë një ankimim brenda ligjeve, kundra për skualifikim për legalizim. Pas këtij ankimi unë kam të drejtë të bëj padi kur vendimi të marrë formë të prerë atëherë objekti është i skualifikuar.

Në mbështetje të banorëve ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Klevis Balliu: Ti shembësh shtëpinë është t’i shembësh jetën, ky është atentat dhe mafiozët si Rama mundohen ta gjejnë viktimën të papërgatitur, por të jeni të sigurtë se këta qytetarë nuk do ndodhë më që të jenë të papërgatitur.

Më herët Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit shembi një tjetër objekt pa leje që prekej nga ndërtimi i unazës së madhe. Bashkia e  Tiranës thotë se gjeti bashkëpunimin e pronarit, i cili pranoi t’i hapte rrugë zbatimit të projektit. Aktualisht numri i ndërtesave të shembura në gjurmë të unazës ka shkuar në 13./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!