Tensionohet fushata në Korçë, kandidati i LSI: Niko Peleshi po të them të bësh kujdes

schedule21:10 - 27 Mars, 2021

schedule 21:10 - 27 Mars, 2021

Endrit Braimllari, kandidat i LSI-së në qarkun e Korçës i kërkoi mbrëmjen e sotme Niko Peleshit që të mos përdorë administratën dhe të mos u bëjë presion qytetarëve për votat.

“Jemi në Njësinë Administrative Dvoran, pjesë e Bashkisë së Korçës ku duket qartazi nga takimet q kemi pasur sot me fermerët vendas që mungesa e investimeve në bujqësi është shumë e madhe nga ana e qeverisë, ku sot fermeri vendas është i pa përkrahur dhe i pa mbështetur nga qeveria, në mungesë totale të subvencioneve por dhe ato pak fermerë që mbështeten, mbështeten me skema korruptive dhe selektive. Por ajo çfarë është më shqetësuese për Dvoranin dhe gjithë Korçën ka të bëjë me faktin e ushtrimit të një presioni të drejtorëve të Niko Peleshit në Bashkinë e Korçës por dhe drejtorëve të institucioneve që varen nga qeveria përsa i përket qytetarëve apo banorëve të Dvoranit.

Kam një mesazh të drejtpërdrejt për Niko Peleshin, për ushtarin e tij në Dvoran, Petrika Tollkucin, drejtorin e ISKSH. Të bëjnë kujdes, të mos përdorin administratën publike me qëllim intimidimin e votuesve. Të mos përdorin institucionin e ISKSH, duke ushtruar presion mbi farmacistët, duke përdorur skema korruptive përsa i përket rimbursimit të ilaçeve dhe me paratë që marrin nga kjo skemë korruptive vijnë këtu për t’iu ofruar qytetarëve para dhe për t’iu blerë votën. Kjo skemë korruptive, merr fund më 25 prill. Ndaj Niko Peleshi, Petrika Tollkuci të bëjnë kujdes” akuzoi ai./ db/ Abcnews.al