Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit duket se janë tensionuar sërish pas komenteve të presidentit turk për Benjanim Netanyahu.
“Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë të mjerë”, citohet të ketë thënë presidenti turk.
Menjëherë pas deklaratës së tij ka reaguar ministria e jashtme izraelite, duke theksuar se nuk ka Zot që dëgjon ata që mbështesin mizoritë.
“Ju që mbështesni djegien e foshnjave, vrasësit, përdhunuesit dhe gjymtimin e kufomave nga kriminelët e Hamasit, jeni të fundit që mund të flisni për Zotin. Nuk ka Zot që do t’i dëgjojë ata që mbështesin mizoritë dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga miqtë tuaj barbarë në Hamas”, thuhet në deklaratë.
Në një postim, Israel Katz njoftoi se kishte udhëzuar Ministrinë e Jashtme izraelite që të thërriste zëvendës ambasadorin turk pas deklaratave të Erdogan.
/abcnews.al