Tensionet te “Teatri Kombëtar”, tërhiqen forcat e policisë

schedule22:00 - 24 Korrik, 2019

schedule 22:00 - 24 Korrik, 2019

21:45- Çahet kordoni i policisë nga protestuesit të cilët arrijnë të futen brenda godinës së teatrit. Janë tërhequr forcat e policisë dhe FNSH.

21:13- Aktori Gentian Zeneli është lejuar që të futet e të dërgojë ujë për të ngujuarit brenda godinës. Ndërkohë numri i qytetarëve vazhdon të rritet pranë godinës së teatrit në mbështetje të personave të ngujuar. Nga të dhënat e fundit mësohet se qytetarët dhe aristët që janë ngujuar brenda teatrit, kanë bërë me dije se nuk do të dalin nga ambientet e teatrit.

Gjatë gjithë situatës së tensionuar është vënë re mungesa e një autoambulance në vendngjarje. Edhe pse është njoftuar për vështirësitë e një personi, i cili humbi ndjenjat nga përdorimi i sarajit djegës nga ana e policisë, asnjë autoambulancë nuk shihet në teatrin kombëtar. Ajo që është vihet re më shumë është shtimi i forcave nga ana e policisë.

20:38- Një person ka humbur ndjenjat pas përplasjes me policinë gjithashtu për pak momente është ndërprerë edhe energjia elektrike. Policia nuk ka lejuar të futet ujë për personat që janë të ngujuar brenda godinës së Teatrit Kombëtar si dhe ka përdorur spraj djegës kundër protestuesve.

19:40-Ka patur një përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë në sheshin para Teatrit Kombëtar. Shkak është bërë një përpjekje e policisë për të larguar prej aty kundërshtarët e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Anëtarët e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në kauzën e mbrojtjes së godinës. Janë rreth 100 qytetarë e artistë që ndodhen të ngujuar brenda godinës së teatrit, e cila prej gjashtë ditësh e netësh ruhet prej tyre me turne.

Lëvizja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit vijon prej 17 muajsh. Ata kundërshtojnë prishjen e godinës, duke kërkuar rikonstruksionin e saj.

Artistë e qytetarë thanë se duhet referendum për mbrojtjen e teatrit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!