I ftuar në studion e “ABC News” me Juli Xhokaxhi, diplomati Agim Nesho është shprehur se Shqipëria ka vuajtur nga fenomenet që janë në bazë të veprimtarisë së OSBE-së.
“Problemet e qeverisjes në Shqipëri vazhdojnë të jenë problematike. Nuk jemi një vend i pranuar me standarde europiane, jemi shumë larg tyre, por megjithatë kemi ecurinë tonë. I vetmi përfitim nga takimi i OSBE -së do të jetë evidenca e Shqipërisë, mënyra për të diskutuar dhe parashtruar çështjet nga kryeministri. Diplomacia shqiptare sot është në pikën më të ulët”, u shpeh Nesho.
Diplomati Agim Nesho vendimin e Presidentit Trump e cilësoi si një veprim të matur.
“Trump ka vepruar taktikisht në mënyrë të shkëlqyer. Përfaqësuesit që u goditën ishin përfaqësues të militantëve të cilët ishin pjesëtarë të veprimeve destabilizuese në Iran. SHBA-të që në prill të vitit të kaluar e kishin cilësuar si pjesë të organizatave terroriste. Trump ka aftësinë që të merrte vendimim që veprimet e tij të mos shkaktonin një reaksion zinxhir”, tha ai.
Sa i përket reagimit për Shqipërinë Nesho theksoi se organizata terroriste funskionon me një ideologji të saj klerike antiamerikanizmi, që në thelb përmban lufntën kundër perëndimit”, tha Nesho./abcnews.al