Tensionet Rusi-Ukrainë, ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Blinken

schedule09:45 - 15 Shkurt, 2022

schedule 09:45 - 15 Shkurt, 2022

Tensionet Rusi-Ukrainë, ambasada Amerikane në Tiranë poston mesazhin e Blinken: Përpjekje intensive për të ndalur përshkallëzimin e krizës

Moska duket e gatshme të fillojë luftën ndërsa po shton forcat në kufi me Ukrainën.

Lidhur me situatën mes 2 vendeve ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë e cila mban të njëjtën linjë me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony J. Blinken.

Përshkallëzimi i vazhdueshëm dhe qëndrimi kërcënues ushtarak i Rusisë kanë bërë që Departamenti i Shtetit të ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij. Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv. “Ambasada do të mbetet e angazhuar me qeverinë ukrainase, duke koordinuar angazhimin diplomatik në Ukrainë. Ne po vazhdojmë gjithashtu përpjekjet tona diplomatike intensive për të ndalur përshkallëzimin e krizës”. Lexoni deklaratën e plotë të Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken duke klikuar më poshtë”, shkruan ambasada teksa ka shpërndarë deklaratën e Blinken.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!