Tensionet në veri të Mitrovicës, Blakaj: Nuk kemi informata të sakta se çfarë po ndodh atje

schedule13:27 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 13:27 - 9 Dhjetor, 2022

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për të Drejtën Humanitare Bekim Blakaj në një lidhje direkte me ABC Live me gazetaren Sibora Bitri në lidhje me incidentet më të fundit të ndodhura në veri të Mitrovicës u shpreh se që nga mëngjesi i sotëm nuk marrim informata të sakta se çfarë po ndodh atje.

Sipas tij ‘fakti që ka pasur sulm edhe ndaj gazetarëve është jashtëzakonisht shqetësues, nuk jemi në gjendje që të marrim informata të sakta se çfarë po ndodh atje.

Nga sot në mëngjes është një ferr informativ, dhe nuk po e dimë se çfarë po ndodh në veriun e Mitrovicës’, tha Blakaj.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për të Drejtën Humanitare Bekim Blakaj u shpreh që nuk dihet se kush e kontrollon veriun e Mitrovicës.

‘Është filmuar një makinë, me maska në kokë, qyteti, veriu i Mitrovicës kontrollohet nga persona të paautorizuar që nuk duhej ta kontrollin qytetin. Policia ka vendosur check-point, post blloqe, aty janë të vendosur policët e kosovës, në pikëkalimet, jo në zonat urbane, brenda qytetit nuk e dimë nëse ka policë kosovarë dhe nëse janë të vendosur atje’, tha Blakaj.

Dje dhe sot, në stacionet policore janë policë të Kosovës, dhe mesa duket të gjithë serbët i kanë zhveshur uniformat e policisë, këto qendra, komisariateve, mund të kenë dhe policë shqiptarë por nuk dihet ende./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!