Tensionet në veri të Kosovës, Osmani flet për BBC: Serbia po ndihmohet nga Rusia

schedule13:37 - 2 Gusht, 2022

schedule 13:37 - 2 Gusht, 2022

“Serbia po ndihmohet nga Rusia për sulmet në veri të Kosovës”, kjo është deklarata e presidentes së Kosovës gjatë një interviste për BBC.

Osmani ka thënë për BBC se tensionet në veri të Kosovës po përshkallëzohen dhe se Serbia është nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Gjithmonë iu jemi përgjigjur pozitivisht thirrjeve për dialog. Nuk jemi larguar asnjëherë nga tavolina e dialogut. Me nënshkrimin e marrëveshjes së reciprocitetit në po i respektojmë të gjitha pikat e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel. Duhet pasur një qëndrim shumë të qartë ndaj Serbisë, e cila po luan në duart e Rusisë dhe është vend që nuk ka miratuar sanksione. Serbia në fakt po bën marrëveshje armësh dhe gazi me Rusinë.  Në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës të cilat përbëhen nga bandat kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar, ara janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara ”, ka thënë Osmani për BBC./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!