Profesori i kriminoligjisë Ervin Karamuço në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që për tensionet në veri të Kosovës, po përgatiten skenarë të mundshëm për përplasje pas datës 21 nëntor.
Duke iu referuar sondazheve dhe përgatitjeve të brendshme nga ana e Serbisë por edhe serbëve të Kosovës, Karamuço u shpreh që 70% e qytetarëve serbë janë ‘pro’ Rusisë dhe me anë të përdorimit të simboleve me shkronjën Z, kanë treguar një solidaritet me luftën e Rusisë në Ukrainë.
Sipas tij ‘pas fillimit të luftës në Ukrainë, ka pasur 3 mijë apo 4 mijë shtetas rusë që banonin në Serbi, tani janë 70 mijë vetë, të cilët janë kontraktuar nga Ëagner si instruktorë për teknologjinë e re ruse të mjeteve ushtarake në Serbi’.
Profesori i kriminologjisë Karamuço përmendi dhe faktin që 104 operacione ushtarake dhe stërvitje nga 90 të planifikuara janë zhvilluar nga ana e Serbisë sëbashku me Rusinë dhe Bjellorusinë. Ndërkohë që Serbia ka dhe një buxhet të madh për shpenzime ushtarake.
Sipas tij ka një skenar për përplasje dhe djegie të institucioneve pas datës 21 nëntor. /abcnews.al/