Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në konferencë për mediat pas takimit me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ka la pa përmendur përkushtimin e aleancës në Kosovë dhe misionin e KFOR.
Së fundmi Kosova u përfshi në disa tensione në veri të saj me shtetasit serb, por Begaj theksoi se KFOR është garantues i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe Rajon.
“Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar.
Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur me vizion të qartë për t’u integruar në familjen euro-atlantike.
Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.
Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi.
KFOR, është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon,” tha Begaj.r.t/abcnews.al

