KOSOVË- Ekspert i sigurisë, Adrian Shtuni komentoi sulmin e armatosur ditën e djeshme në veri të Kosovës, si pasojë e të cilit u vra një efektiv policie dhe një tjetër u plagos.
Ai theksoi se ky sulm nuk u bë nga persona amatorë, por nga grupe tipike paramilitare duke parë dhe armët të cilat i sekuestroi Policia e Kosovës.
“Ky ishte sulm i grupit të tipit paramilitar, dukshëm I mi organizuar dhe I armatosur rënde dhe duket që nuk i blen dot në market. Kjo cenon rendin ligjor dhe kushtetues në Kosovë. Ky nuk ishte një sulm i përgatitur nga amator, dhe dukej se kishte kohë që po përgatitet.”, tha ai.
Eksperti bëri thirrje për vigjilencë të shtuar nga ana e Kosovës, pasi situata të tilla provokuese mund të ndodhin sërish.
“Duhet vigjilencë, sepse kam frikë, dhe shpresoj ta kem unë gabim, por kam frikë se akte të tilla nuk do jenë fundi I kësaj lloj situata që është krijuar, prandaj duhet kujdes dhe duhet të këtë maturi dhe mos të këtë informacione dhe narrative, mënyra ra e të folurit, që mund të çojë në përplasje në Kosovë dhe më tej, sepse dihet se ka qarqe me qëllime shumë të errëta që sigurisht këtë kërkon”, tha ai.
I pyetur a mund të ishte shmangur kjo përplasje, Shtuni bëri këtë analizë:
“Çdo gjë mund të shmanget në teori, por në praktike ne duhet të fokusohemi tek realiteti, që është kompleks dhe është vështirë të parandalosh gjithçka. Fokusi duhet të jete tek efikasitetit që ka treguar Policia e Kosovës që është një nga policitë më të organizuara dhe më të përgatitura. Është një forcë që mund të përballet me çfarëdo lloj sfide, sidomos kur është e koordinuara me faktorin ndërkombëtar, me EULEX, KFOR dhe dje kjo ndodhi në mënyrë perfektë. Nuk pati humbje të jetës civile”, tha ai.
Në pikëpamjen e tij, grupi që sulmoi Policinë në veri të Kosovës është i mirë trajnuar dhe i mirëfinancuar.
“Mund të jetë sulm terrorist, por mund të jetë më shumë se sulm terrorist. Ishte një grup paramilitar i organizuar. Për mua ky është grup i mirëfinancuar, sepse ato armë nuk lëvizen aq lehtë”, shtoi ai.
Gjatë intervistës për “Special Report”, Shtuni u shpreh se në këto kushte Kosova duhet të kërkojë zgjidhje politike dhe të bëjë kujdes në hapat e saj. Sipas tij, edhe politikat e brendshme duhet të jetë e unifikuar përballë agresioneve të tilla të armatosura.
“Nuk ka zgjidhet tjetër përveçse politike. Duhet zbatimi i kërkesave, ulje ne tavolinë e diskutimeve, pavarësisht se ky është moment i vështirë, këtu tregohet ai që është burrë shtetit, është gjak ftohtë, ulet atje dhe bën detyrat e shtëpisë për të arritur një paqe të qëndrueshme. Ky është një moment që kërkon reflektim dhe tejkalim të ndarjeve politike për arsye ideologjike dhe personale, dhe duhet të këtë platformë kombëtare, e cila të arrijë një plan strategjik se si duhet të mbrohet siguria dhe paqja në Kosovë dhe Ballkan në kontekstin e një konflikti të hapur në Evropë, që ka frikë se do të vazhdojë dhe Rusia mund të kërkojë të krijojë detsasbilitet në vendet e tjera në Evropës dhe dihet se Ballkani është hallka më e dobët e zinxhirit kur vjen puna te Evropa”, shtoi Shtuni./ n.m.abcnews.al