Tensionet në veri, Kulla: Mbrapa fshihet përpjekja për ndarjen e Kosovës, kur mbaron kjo situatë

schedule21:58 - 9 Qershor, 2023

schedule 21:58 - 9 Qershor, 2023

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, analisti Ilir Kulla u shpreh se pas situatës së tensionuar në  veri fshihet ndarja e Kosovës.

Ai tha se pajtohet me Ramën kur thotë se as Vucic dhe as Kurti nuk e duan Asociacionin.

Në lidhjen me faktin nëse Amerika ka apo jo mundësi që ta rrëzojë Kurtin, Kulla tha se jo, pasi ata e provuan para 3 vitesh dhe Kurti u rikthye me fuqishëm.

Mbrapa fshihet përpjekja për ndarjen e Kosovës. Është rikthyer projekti i Serbisë. Unë pajtohem me Ramën kur thotë se të dyja palët nuk e duan Asociacionit. Vuçiç nuk e do sepse kërkon një Serbi të vogël brenda Kosovës.

Kjo lojë mbaron kur Kurti të bie nga pushteti. Herën e fundit që Albinit i bënë një llojë të tillë, Kosova shkoi në zgjedhje të parakoshme, ku Albini fitoi vetëm.

Nëse Albini do të binte si viktimë, ai do të dilte si fitimtar i vetëm. Amerikanët nuk kanë mundësi ta rrëzojnë, pasi e vetmja mundësi është parlamenti, aty ku Albini është më i fuqishëm se kurrë.

S’kanë si të joshi Amerika një grup deputetësh, pasi duhet që ky grup, një prej forcave opozitare të marrë përsipër ndarjen e Kosovës, sepse shkon në ndarje pastaj.

Kurthi i vetëm është burgu, por nuk kanë prova. Perëndimi kërkon sot që Albinin ta bindë që ta ketë në kontroll.  Vetë Albini e di që nuk ka lider tjetër që të cojë përpara disa cështje dhe kjo është arsyeja pse ai ngre zërin” tha Kulla.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!