Tensionet në veri/ Ish zv.ministri i Jashtëm: Kurti u tërhoq pas publikimit të përgjimeve

schedule17:24 - 12 Korrik, 2023

schedule 17:24 - 12 Korrik, 2023

Ish zëvendës ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u tërhoq nga qëndrimi i tij i vetëm kundër aleatëve për tensionet në veri, pas publikimit të përgjimeve, ku shefja e Grupit Parlamentar  Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila kontakton me Përfaqësues të Listës Serbe dhe Kriminelë të Beogradit të sanksionuar nga SHBA.

Në një intervistë për ABC News, Berisha u shpreh se Kurti zbaton politikën leniniste, një hap para, dy mbrapa.

Sipas tij, kriza në veri është artificiale dhe është bërë për interesa të Kurtit dhe të Vuçiçit.

“Albin Kurti, vazhdimisht zbaton politikën, për aq sa e njeh, Leniniste, një hap para, dy mbrapa. Të gjitha vendimet që i ka marrë deri më tani, ai ka bërë një hap para, një hap pa menduar para dhe pastaj, për shkak të rrethanave, presionit dhe për shkak se nuk i ka dalë ashtu si i ka llogaritur, ai është kthyer dy hapa mbrapa, në të gjitha veprimet e tij. Kjo nuk është qendrim, kjo është politikë konstante e krizave, për fat të keq, është kryeministër i Kosovës, ai bën kalkulime politike dhe duke qenë i dështuar me qeverisje dhe premtime, ai ka zgjedhur veriun si një temë që do ta mbajë 24 orë me kriza të vazhdueshme.

Së fundmi plasi sherri me përgjimet e bisedimeve të shefes së Grupit Parlamentar të VV, bashkëpunëtores së afërt të zotit Kurti, zonja Kusari me përfaqësuesin serb, në të cilin, aty qartazi shihet koordinimi i tyre me Listën Serbe, me vetë Vuçiçin. Kjo krizë ka qenë artificiale, është bërë për interesa të Kurtit dhe të Vuçiçit. “, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!