Presidenti Meta ka takuar sot Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.
Presidenca njofton se gjatë takimit u nda shqetësimi i përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.
“Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse”, njofton presidenca.
Në këtë kontekst, “u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sitemin gradë-funksion”.
/abcnews.al