Tensionet në Parlament, Erisa Xhixho: Opozita do vazhdojë aksionin e saj!

schedule13:31 - 17 Tetor, 2024

schedule 13:31 - 17 Tetor, 2024

Në emisionin “News Line” në ABC News, Erisa Xhixho zëvendespresidente e Partisë së Lirisë, foli për zhvillimin e seancës së sotme plenare në Kuvend e cila u shoqërua me kaos dhe dhunë, pasi deputetë të opozitës u përplasën më Gardën.

Gjatë intervistës në studio, Xhixho u shpreh se Parlamenti është kthyer në një ministri të qeverisë. E pyetur se çfarë qëndrimi do të vazhdojë të mbajë opozita, Xhixho tha se nuk do të heqë dorë dhe se do të vazhdojë aksionin e saj qoftë në shesh apo Parlament

“Nuk është më një Parlament por një ministri më shumë e kësaj qeveria. Dhe damkën më të madhe e kanë me rastin Xhaçka. Hapen grup kapituj themelorë dhe kjo shumë e vonuar dhe tani më thoni një vend të Europës ku vendimi i gjykatës kushtetuese hidhet poshtë. Ai parlament ka humbur çdolloj funksioni Deputetët sot nuk janë lejuar të futen në seancë. Edhe kolegët që janë përjashtuar janë përjashtuar me një rregullore që ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese. Nuk na kanë lejuar për të proceduar në parlament duke vendosur dorë mbi deputete gra”, tha ajo.

Gjithashtu pas kësaj seancë të tensionuar këtë të enjte, PD hodhi akuza se deputetët janë kërcënuar dhe u është drejtuar arma, deklaratë kjo e hedhur poshtë nga policia e cila ka sqaruar se nuk kanë pasur armë.

“Policia e ndërhyrjes së shpejtë nuk kishte punë në ambientet e Kuvendit. Sot kemi një deputet në burg sepse ka kallëzuar nga selia e parti një korrupsion, kjo nuk është aspak normale. Sot jemi në një situatë ku ka rënë shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut janë të kërcënuara. Në momentin që një deputet dënohet nga gjykata me përdorimin e kësaj mazhorance dhe mesazhi është kush denoncon këtë qeveri dhe familjarë të saj do të shkojë në burg. Por jemi në një gjendje ku kjo qeveri nuk jep më llogari dhe normal që opozita dhe qytetarë janë në të drejtë për të protestuar”, ka thënë ajo.

Aksioni i opozitës?

Erisa Xhixho: Aksioni do të vazhdojë edhe në shesh edhe në parlament. Këta nuk dua rregulla të qarta…Ne zbatojmë vetëm vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa këta i hedhin poshtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!