Franca kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sulmin e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh, sipas Reuters.
Ministria e Jashtme tha të martën se po punonte me partnerët e saj për t’iu përgjigjur, siç e quajti një operacion të pajustifikuar ushtarak të nisur nga Azerbajxhani në Nagorno-Karabakh.
“Franca i bën thirrje Azerbajxhanit që të ndalojë menjëherë sulmin e tij dhe t’i kthehet respektimit të ligjit ndërkombëtar”, tha ministria e jashtme në një deklaratë.
“Franca po punon ngushtë me partnerët e saj evropianë dhe amerikanë për të dhënë një përgjigje të fortë ndaj këtij sulmi të papranueshëm, që paraqet rrezik për sigurinë e rajonit”, tha ministria.
Franca, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, janë bashkëkryesues të Grupit Minsk të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që ndërmjetëson për Nagorno-Karabakun.