Tensionet në Lindjen e Mesme/ OKB bën thirrje për të shmangur përhapjen e konfliktit

schedule15:19 - 5 Gusht, 2024

schedule 15:19 - 5 Gusht, 2024

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut bëri thirrje sot për “veprim urgjent” për të shmangur përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, mes frikës së një konflikti ushtarak midis Iranit dhe aleatëve të tij nga njëra anë dhe Izraelit nga ana tjetër.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga rreziku në rritje i një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme dhe u bëj thirrje të gjitha palëve, si dhe shteteve me ndikim, të veprojnë urgjentisht drejt një de-përshkallëzimi,” tha Volker Turk në një deklaratë.

“Gjithçka, dhe dua të them gjithçka, duhet bërë për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situates, me pasoja edhe më të rënda për civilët,” shtoi ai.

Komisioneri i Lartë theksoi se të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha mbrojtja e civilëve duhet të jenë prioriteti kryesor.

“Gjatë dhjetë muajve të fundit, civilët,kryesisht gra dhe fëmijë kanë vuajtur tashmë dhimbje të padurueshme për shkak të bombardimeve”, theksoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!