Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania nuk do të tolerojë demonstratat kundër Izraelit, mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme. Protestat anti-Izraelite në disa qytete këtë javë kanë shkaktuar shqetësime, veçanërisht protestat jashtë një sinagogë në Gelsenkirchen.
Dhjetëra protestues kanë valëvitur flamujt e Palestinës dhe të Turqisë duke bërë thirrje kundër hebrenjve. Zëdhënësi i Merkel Steffen Seibert tha të premten se “kushdo që përdor protesta të tilla për të theksuar urrejtjen ndaj hebrenjve po abuzon me të drejtën për të demonstruar”.
Ai shtoi se “demokracia jonë nuk do të tolerojë demonstrata anti-semitike”.
Seibert tha se Merkel dënon të dhunën e vazhdueshme në Hamas dhe se asgjë nuk mund të justifikojë një terror të tillë. Ndërsa Kancelari Sebastian Kurz shkroi në Twitter se flamuri izraelit u valvit të premten mbi zyrën e tij si një shenjë solidariteti./abcnews.al