Tensionet në Kuvend me kreun e SPAK/ Çupi: Deputetët e opozitës e dinin që do të hapej çështja e 21 Janarit

schedule21:10 - 16 Korrik, 2024

schedule 21:10 - 16 Korrik, 2024

Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ku komentoi tensionet mes deputetëve të opozitës dhe kreut të SPAK.

Çupi tha se agresiviteti i despotëve të opozitës vinte pasi ata kishin dijeni se do të hapej çështja e 21 janarit nga ana e SPAK.

Nuk është ndonjë çudi.  Ka precedentin. Ai është një figurë që i nënshtrohet presionit në të gjitha format, edhe me kërcënimet. Ai është i sprovuar. Ky agresivitet është që ata e dinin që do hapej çështja e 21 janarit. Është një periudhë e gjatë që ka kaluar nga 21 janari, por kjo nuk zbehet.” U shpreh analisti.

Ndërsa analisti Mentor Nazarko, u shpreh se “Dihet mirë se SPAK bashkëpunon në pjesën e parimeve të hetimit, teknologjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe për 21 janarin do të asistohet nga SHBA-të. Ata kanë serverin, mendoj se çështja e parë që hetohet Berisha është që prova reale është 21 janari.”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!