Tensionet politike kanë shpërthyer sërish në Kuvendin e Shqipërisë, ku seanca parlamentare, e parashikuar si maratonë për votëbesimin e qeverisë së re, u ndërpre në kohë rekord për shkak të përplasjeve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Ngjarjet e fundit ishin në qendër të diskutimeve në emisionin “Edicioni i Fundit” në ABC News, ku të ftuarit Alesia Balliu dhe gazetari Fatos Mahmutaj dhanë komente të forta për gjendjen e opozitës dhe rolin e saj në zhvillimet parlamentare.
Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, e konsideroi sjelljen e opozitës si një akt të qëllimshëm për të bllokuar fjalën dhe debatin parlamentar, ndërsa sulmoi drejtpërdrejt liderin historik të PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar se “i ka mbaruar koha” dhe se partia po mbahet peng nga interesat familjare.
Në të njëjtën linjë kritike, gazetari Mahmutaj e cilësoi Berishën si një “bajraktar” që e ka kthyer partinë në pronë personale dhe paralajmëroi se niveli i ulët i diskursit opozitar po e çon forcën politike drejt fundosjes.
Alesia Balliu: Djali i Fariut nisi të bëjë zhurmuesin në parlament. E ka me p tani edhe që ka hyrë në parlament, i duket sikur po lufton me Don Kishotin. Bëri një gabim fatal sepse nuk i ka përfundonin fjalën e tyre. Nuk i la shqiptarët që të dëgjonin atë që donin të dëgjonin. Nuk lanë qeverinë që të shpaloste programin. Ajo që ndodhi me Gazmend Bardhin pastaj ishte diçka burokratike.
Fatos Mahmuataj: Këta po përgatitjen për revolucion. Ideja e tyre është se e konsiderojnë partinë si një Bajraktar, duke e konsideruar partinë si të tillë që është një turp, ata bëjnë veprime të tilla duke i çuar njerëzit për top. Niveli i opozitës është ky, prandaj është edhe ky rezultat, që po zhytet poshtë e më poshtë. Një gjë e shpifur që nuk e di se si do shkojë më keq se kaq. Ku do shkojmë me këtë lloj opozite?!Thjesht u bien veglave muzikore, që Berisha ka. Berisha ka hallet e veta, dhe për këtë po bën çorap edhe shqiptarët.
Alesia Balliu: Po arrijnë deri atje saqë po paguajnë. Kuptohet pse këto nuk janë alternativë për popullin dhe janë të refuzuar, sepse duhet të kenë një kaos dhe një identitet. Opozita është frymë, kaos, nuk është pazar. Nuk mund të bëjë moral një njeri pa identitet. Gjin Gjoni, është një ish- i korruptuar. Berisha nuk mban përgjegjësi, nuk pranon të vërtetën. E mban partinë për interesat e veta familjare. Berishës i ka humbur karta për të përfaqësuar demokratët. Këta nuk u qëndrojnë kauzave të tyre, nuk ka ndryshim pa u ndryshuar lidershipi. Berishës i ka mbaruar koha në politikë. Kjo opozitë i ka mohuar parlamentit fjalën. Parlamenti u kthye në një cirk./abcnews.al

