Tensionet në kampin MEK, Peleshi: Kontrolli ishte në bazë të ligjit, do reagojmë në çdo moment që cenohet siguria kombëtare

schedule14:11 - 23 Qershor, 2023

schedule 14:11 - 23 Qershor, 2023

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Korça këtë të premte ka komentuar situatën në lidhje me tensionet e ndodhura në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Peleshi është shprehur se ndërhyrja e policisë ka qenë konform gjithë ligjeve të shtetit shqiptar dhe ne nuk mund të lejojmë krijimin e Ishujve të vegjël ku tejkalohet ligji shqiptar.

Normalisht që në këtë komunitet do të vijojmë të jeni vend pritës dhe do të plotësojmë gjithë angazhimet humanitare që kemi ndërmarrë por pa shkelur asnjë ligj të shtetit shqiptar”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me sulmin kibernetik tek të dhënat e shqiptarëve një vit më parë Peleshi është shprehur se nuk ka justifikim për orkestrimin që bëri Irani dhe që sipas tij ndodhi edhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Ne do të reagojmë në çdo moment që cenohet siguria kombëtare. Pas atij sulmi jo të suksesshëm nga ana e Iranit shteti shqiptar ka ndërmarrë disa masa në sigurinë kibernetike për të mbrojtur të dhënat tona dixhitale. Dekurajojmë çdo forcë desktruktive që ti afrohet Shqipërisë, pasi Shqipëria është vend i NATO, ne reagojmë me trimëri dhe forcë kur cenohet siguria kombëtare”, është shprehur ndër të tjera ministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!