Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollah/ Presidenti francez: Nuk duhet të ketë luftë në Liban

schedule23:05 - 25 Shtator, 2024

schedule 23:05 - 25 Shtator, 2024

Presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë deklaruar OKB-së, është shprehur se në Liban nuk duhet të ketë luftë, ndërsa bëri thirrje që të ndalojnë sulmet.

Gjithashtu ai njoftoi se do të dërgojë atje ministrin e tij të jashtëm në fund të javës.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Macron i bëri thirrje që Izraeli të ndalojë “përshkallëzimin” e tij dhe gjithashtu që Hezbollah të ndalojë lëshimin e raketave në Izrael.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!