Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike këtë të shtunë me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas tensioneve mes Kremlinit dhe grupit mercenar Wagner, që është nisur me autokolonë ushtarake drejt Moskës.
Lajmin për bisedën e zhvilluar mes dy liderëve e ka konfirmuar ministria e Jashtme e Rusisë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas ministrisë, Putin e informoi Erdoganin për zhvillimet e fundit në Rusi, teksoi kreu i shtetit turk i shprehu atij mbështetjen.
“Presidenti Vladimir Putin & Presidenti Erdogan komunikuan në telefon. Presidenti Putin e informoi homologun e tij për situatën në Rusi. Presidenti turk shprehu mbështetjen për hapat e ndërmarrë nga udhëheqja ruse”, thuhet në njoftim.
????? President Vladimir #Putin & President @RTErdogan spoke over the phone.
President Putin informed his counterpart on the situation in Russia. The Turkish President expressed support for the steps taken by the Russian leadership.
? https://t.co/GrimgNQrJd#RussiaTurkiye pic.twitter.com/OU7hl6dJdz
— MFA Russia ?? (@mfa_russia) June 24, 2023